Kurti iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke NULL NULL 30.03.2024 23:24 30.03.2024 23:24 Kryeministri, Albin Kurti, ishte i ftuar sonte për të bërë iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke dhe qytetarë të pranishëm në Çadrën e Iftarit te Pallati i Rinisë. Kryeministri, Albin Kurti, ishte i ftuar sonte për të bërë iftar me përfaqësuesit e Odës Tregtare Kosovaro-Turke dhe qytetarë të pranishëm në Çadrën e Iftarit te Pallati i Rinisë. Ai tha se ndihet shumë i nderuar dhe i gëzuar që ky iftar i bëri bashkë, duke kërkuar që të përqendrohemi tek ana shpirtërore e te solidariteti me të tjerët, raporton Klankosova.tv. “Me këtë rast ju dëshiroj agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit dhe një iftar të shijshëm sonte duke përkujtuar që ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana shpirtërore, tek solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë, tek bashkëpunimi i shëndetshëm dhe tek vlerat e besimit e të shpresës”, tha Kurti. “Falënderim të veçantë sonte, kryeministri pati për shkëlqesinë e tij ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, Kryetarin e Odës Tregtare Kosovaro-Turke, Abdurrahman Balkiz, anëtarin e Odës dhe gjithashtu sponsorin e këtij iftari, z. Güriş si dhe organizatorin e çadrës së iftarit te Pallati i Rinisë, İskender Janova”, thuhet në kumtesë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025