Kurti i thotë Lajçakut se Kosova në dialog është palë e barabartë dhe jo temë NULL NULL 15.09.2021 20:34 15.09.2021 20:34 Kryeministri Albin Kurti dhe Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak kanë folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe hapat e ardhshëm në këtë proces. Kurti riktheksoi se në dialog Kosova është palë e barabartë dhe jo temë, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. “Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”. Në këtë takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. I pari i Qeverisë së Kosovës konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, dhe perspektivën evropiane të rajonit. I Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun do të qëndrojë në një vizitë treditore në Kosovë ku do të takojë edhe liderët e tjerë politikë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.