Kurti i quajti “nomadë”, Lushaku-Sadriu: Deputetët kanë shtëpi, që ti dikur e gjuaje me molotov NULL NULL 19.06.2025 14:18 19.06.2025 14:18 Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili sot i quajti deputetët e opozitës “nomadë”. Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka kundërshtuar këtë etiketim, duke kujtuar se deputetët kanë “shtëpi” duke iu referuar Kuvendit, dhe se pikërisht Kurti në të kaluarën ka qenë ai që e ka sulmuar atë institucion me molotov, transmeton Klankosova.tv. “Deputeti Kurti i paska quajtur nomadë deputetët e opozitës. Po kush është opozita, deputet Kurti? A mos po flet për veten? Deputetët kanë shtëpi, atë shtëpi që ti dikur e gjuaje me molotov, atë shtëpi që sot po përpiqesh ta uzurposh, duke tentuar të imponosh vullnetin përmes shkeljes së procedurave dhe cenimit të demokracisë. Është koha, deputet Kurti, ta kuptosh edhe ti se Kuvendi është shtëpia jonë dhe nuk duhet të sulmohet as me fyerje, as me molotov e as me përpjekje për imponim vullneti. Meqë nuk po mundesh, është koha të lëshosh rrugë”, shkroi ajo tutje në profilin e saj në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Kurti vdes me e pasë Hamzën afër vetes, ëndërr e sheh", thotë Behrami (VIDEO) 27 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 22 orë më parë