Kurti i përzgjedh dy poezi për 8 Mars NULL NULL 08.03.2020 18:51 08.03.2020 18:51 Me rastin e festës së 8 Marsit, Kryeministri i vendit Albin Kurti ka marrë pjesë në dy marshe në Prishtinë si dhe në organizimin “Himn për Gruan”. I ftuar ta lexojë një poezi, Kurti i ka përzgjedh dy: nga Luljeta Lleshanaku dhe Mimoza Ahmeti, transmeton Klan Kosova. NJERIU PA TOKË Unë jam njeri pa tokë, gjithçka që kam është e shkruar pjerrtas në fytyrë një “fragile” mbi pakot e transportit midis festave. Kurse gjyshi im merrte e jepte me pronën e tij si bisha me grackën pa përfshirë një të tretë në sfidë. Ishte duel xhentëlmenësh Lojë pa hile, pa befasi, me raunde të rregullta armëpushimi midis e pa plagë të vogla; ajo të merr të gjithin. Hapat e tij ishin të mëdhenj. Shikimi një bimë mishëngrënëse një zonë e pastër nga insektet dhe dyshimet. E kur toka që e para që e la ai pa tradhtinë e ndodhur ndërkohë pas shpinës së tij: se si mani hidhte hije mbi oborrin e fqinjit si e shoqja kishte hequr një çorape mllefi para se të vdiste dhe djemtë po i plakeshin pa u martuar. Im gjysh nuk ndërtoi një kullë. Zgjodhi gjuhën horizontale për të folur me zotin: bleu tokë pafund. Bleu vazhdimësi dhe gjithsesi blasfemoi kur i ishte thënë qartë: “ti nuk ke fuqi për të menduar (të mendosh) të nesërmen!” Unë jam ndryshe; jam njeri pa tokë dhe asgjë nuk ndodh pas shpinës sime. unë jam gjithmonë në kohën e duhur – gazeta e lagur e ditës që i ngjitet të parit kamion që shkon rrugës. ËSHTË ÇUDI KUR JE FEMËR Mua tani më vjen për të qarë. Më duket sikur shkarkesa yjesh më janë grumbulluar te sytë. Dot nuk duroj, ndërsa çengelat e nervave nderas tërhiqen kundrejt njëri-tjetrit. Kangur me foshnjën në xhep duket figura ime së largu këtu në bregdet. Më vjen për të qarë. Jam bërë barrë. Me siguri molusqet e buta tani lëvizin kapakët e fortë brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi ç‘udhëtim te mahnitshëm kanë marrë Është çudi kur je femër… E keni parë natyrën kur tmerrohet, fryn e shkatërron! Kur si përbindësh shkrifëron gërmadhat e mohimit… Pastaj, kur pastaj, e lehtë dhe e trandur, me sytë e mëdhenj plot hije pret një vazhdim, një lindje fëmije buzë detit ku i vjen për te qarë, për të qarë, ngaqë se si është, është me barrë. Në ato orë të ditës kur molusqet e buta hapin kapakët e fortë brenda ujit dhe kandilet e kuq kushedi ç‘udhëtim të mahnitshëm kanë marrë… klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë