Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti i njofton ambasadorët për masat e ndërmarra për luftimin e Covid-19

NULL NULL
11.04.2020 23:52

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka pritur në takime të ndara korin diplomatik në Kosovë.

Kurti në këtë takim i njoftoi ambasadorët mbi situatën në vend pas përhapjes së virusit COVID-19 dhe masat e ndërmarra deri më tani nga Qeveria.

Theks i veçantë u vë mbi pakon fiskale emergjente të hartuar nga Qeveria në detyrë.

“Fillimisht ai u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përkatësisht me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, ambasadorin e Gjermanisë, z. Christian Heldt, ambasadoren e Francës, znj. Marie-Chrisitine Butel, ambasadorin e Britanisë së Madhe, z. Nicholas Abbott, ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando, dhe Përfaqësuesen e Posaçme të Bashkimit Evropian në Kosovë, znj Nataliya Apostolova”.

“Më pas, në një takim të përbashkët pritën ambasadorin e Austrisë, z. Christoph Weidinger, shefin e zyrës diplomatike të Belgjikës, z. Jean-Louis Servais, ambasadoren e Finlandës, znj. Pia Stjernvall, ambasadoren e Holandës, znj. Garrie Willems, ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndah dhe ambasadorin e Zvicrës, z. Jean-Hubert Lebet”.

“Në fund, Kryeministri në detyrë, Kurti dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Bislimi pritën edhe ambasadorin e Bullgarisë, Hristo Gudjev, ambasadoren e Kroacisë, Danijela Barišić, ambasadorin e Republikës Çeke, Pavel Bílek dhe ambasadorin e Turqisë, Çağrı Şakar”- njofton Qeveria e Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ambasadorët dhanë vlerësimet e tyre pozitive për punën e Qeverisë dhe institucioneve të Republikës së Kosovës në ballafaqimin me pandeminë COVID 19, dhe në të njëjtën kohë shprehën gatishmërinë dhe vullnetin për ta ndihmuar Republikën e Kosovës në çfarëdo forme.

Kryeministri në detyrë, Kurti shprehu falënderimet dhe mirënjohjen për ndihmën e vazhdueshme që komuniteti ndërkombëtarë po i jep Kosovës për menaxhimin dhe tejkalimin e kësaj sfide të përbashkët.

lajme të ngjashme