Kurti i ftuar si dëshmitar, a do paraqitet nesër tek Prokuroria Speciale? NULL NULL 15.12.2024 23:59 15.12.2024 23:59 Foto nga Arkiva: Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30, të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit. Kurti pritet të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi. Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai nesër do ta paraqitet para Prokurorisë. Ai ishte pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, por u përgjigj me vetëm: ”Jam me nxitim…!”.