Kurti flet me Peach: Theksova nevojën për një marrëveshje me në qendër njohjen reciproke NULL NULL 16.08.2022 20:12 16.08.2022 20:12 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ku tha se ka theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen reciproke. “Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”, ka shkruar Kurti në Twitter. Peach gjatë ditës, ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq. Kujtojmë se takimi i nivelit të lartë të dialogut do të mbahet më 18 gusht në Bruksel. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 40 minuta më parë
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 47 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day