Kurti flet me Cleverly: Situata në veri e qetë sepse s’ka sulme të urdhëruara nga Beogradi NULL NULL 08.06.2023 21:24 08.06.2023 21:24 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin për Punë të Jashtme të Britanisë së Madhe, James Cleverly. Kurti e Cleverly folën për zhvillimet në vend, me theks tek katër komunat në veri, ku bëhet e ditur se Kurti tha se situata atje është e qetë, sepse sipas tij, s’ka sulme të urdhëruara dhe të orkestruara nga Beogradi. “Për sa i takon rrugës përpara drejt deeskalimit të plotë ai tha se sundimi i ligjit duhet të jetë hapi dhe parimi bazë”. “Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira e demokratike, dhe një fushate parazgjedhore të hapur dhe fer”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv. Më tej, Kurti foli edhe për dialogun dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel e Ohër. “Gjithashtu e njoftoi sekretarin Cleverly dhe për propozimin e Qeverisë e Kosovës, të inspiruar nga modeli kroat, në kuadër zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, dhe për nevojën për angazhim më të madh në sekuencimin e duhur të zbatimit të plotë të Marrëveshjes, dhe për gatishmërinë e tij për takime të radhës drejt këtij qëllimi”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.