Kurti falenderon të gjithë që punuan në sanimin e dëmit në Ibër Lepenc NULL NULL 30.11.2024 04:40 30.11.2024 04:40 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në orët e para të mëngjesit në facebook, ka falenderuar të gjithë kontribuesit që punuan në sanimin e dëmit në kanalin kryesor të Ibër Lepencit. “Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve tona të shtetit po bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe vetëmohuese në sanimin e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi i mbrëmshëm” ka shkruar Kurti. “I falënderoj punëtorët e Ibër Lepencit, KEK-ut, Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, KRU Prishtinës dhe Policisë së Kosovës, për zellin dhe profesionalizmin që po shfaqin orë pas ore”, e ka përfunduar postimin e tij shefi i ekzekutivit kosovar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Berisha: Komuniteti egjiptian ka dalur me numër rreth 2 mijë më pak në regjistrimin e popullsisë (VIDEO) 24/06/2025