Kurti: Falënderoj infermierët që sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona NULL NULL 12.05.2020 21:40 12.05.2020 21:40 Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar infermierët në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë. Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka falënderuar ata për punën dhe sakrificën që kanë bërë gjatë këtyre dy muajve, kur Kosova po përballet me pandeminë Covid-19. “Po bëhen 1.500 orë prej momentit të parë që filluan luftën kundër virusit Corona. Infermieret e infermerët tanë janë ata që lanë shtëpitë e familjet e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish me punën e tyre”. “Në ditën ndërkombëtare të infermierëve dua t’i falënderoj të gjithë këta. Janë mijëra të tillë, anembanë Kosovës, që për tre muaj sakrifikuan shëndetin e tyre që të shpëtojnë jetët tona”, shkruan Kurti. “Ju jemi falënderues i gjithë populli i Kosovës. Ata që janë prekur nga ky virus e kanë të qartë se sa të domosdoshëm jeni, kurse ne të tjerët lutemi e po punojmë që të mos ju nxjerrim më shumë punë. Bashkë do t’ia dalim”.