Kurti e Osmani ngushëlluan familjet në Beograd, Koliqi: Veprim i jashtëzakonshëm (VIDEO) NULL NULL 05.05.2023 23:47 05.05.2023 23:47 Kushtrim Koliqi, organizator i festivalit “Mirdita, Dobar Dan”, ka folur në lidhje me organizimin e këtij aktiviteti kulturor dhe aksionin simbolik që e bënë të enjten mbrëma për viktimat e sulmit në Beograd. Ai tha se veprimi i presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti për të ngushëlluar familjet në Beograd, ishte i jashtëzakonshëm, pas sipas tij, ata lanë anash të gjithë ngarkesën historike. “Meqenëse dje “Mirdita, Dobar Dan” filloi edicionin e 10-të në Prishtinë, dhe ngjarja që ishte në Beograd ishte afër, ne vendosëm ta bëjmë atë aksion shumë simbolik, duke pasur parasysh se vet festivali bazohet në vlera të solidaritetit të bashkëndjejes. Prej që kemi krijuar festivalin, punojmë ngushtë me trashëgiminë e luftës, nënkupton këtu me viktimat civile të luftës. Jam shumë i lumtur, qytetarët në hapje në festivalit, e mbajtëm një minutë heshtje, një grup pas filmit shkuam pas teatrit dhe ndezëm disa qira”, u shpreh Koliqi në Edicionin Special të Klan Kosovës. “Çka më bënë të ndjehem mirë është që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë shprehur ngushëllimet e tyre nëpërmjet postimeve, po besoj se ky është veprim i jashtëzakonshëm i shoqërisë dhe politikëbërësve, të cilët në këto raste i lënë anash të gjithë ngarkesën historike, krimet, vuajtjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut që kanë ndodhur në Kosovë, për një moment solidarizohen dhe bashkëndjejnë me familjarët e viktimave në tragjedinë e Beogradit”. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 17/04/2023