Kurti e Lajçak folën për kohën dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel NULL NULL 25.11.2021 21:17 25.11.2021 21:17 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të enjte ka pritur në takim Përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Në këtë takim, Kurti e Lajçak folën për dialogun dhe bisedimet e deritanishme ndërmjet Kosovës e Serbisë, për kohën, mundësitë dhe modalitetet e takimit të ardhshëm në Bruksel. “U zotuan për komunikim dhe kontakte të rregullta, si dhe koordinim të vazhdueshëm. Paqja e qëndrueshme, stabiliteti afatgjatë dhe siguria rajonale e kanë shumë të rëndësishme raportin dhe marrëveshjen e ardhshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatën e kryeministrisë, transmeton Klankosova.tv. Tutje, në këtë komunikatë thuhet se Kurti ka shprehur gatishmërinë e Kosovës për të përparuar drejt integrimit evropian, ndërsa ka marrë mbështetje nga Lajçak për agjendën evropiane të Kosovës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë