Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti: e-Kosova dëshmi e vizionit të qeverisë për t’i kthyer situatat e vështira në ndryshime pozitive

NULL NULL
29.06.2024 13:08
Arkiv: Kryeministri Albin Kurti
Arkiv: Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, e ka vlerësuar si të dobishme platformën e-Kosova, e cila u prezantua tre vjet më parë, gjatë pandemisë Covid-19.

“I prezantuar vetëm tre vjet më parë gjatë pandemisë Covid-19 për të lehtësuar procesin e vaksinimit, platforma e-Kosova tani ofron mbi 175 shërbime online”, tha ai.

“Mbi 916 mijë përdorues të regjistruar, nga të cilët 50.7% janë gra, kanë akses në shërbimet shëndetësore dhe familjare dhe mund të përdorin platformën për të aplikuar për grante dhe ndihma, si dhe për të paguar taksat dhe shërbimet komunale, me shumë shërbime të tjera që do të prezantohen së shpejti”, shtoi Kurti në X, përcjell Klankosova.tv.

“e-Kosova është shembulli më i mirë i faktit se ka mundësi edhe në situata të vështira dhe është dëshmi e vizionit të Qeverisë sonë për t’i kthyer situatat e tilla në ndryshime pozitive”, u shpreh tutje kryeministri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.