“Kurti duhet të thotë ‘Bismilah’ dhe të mos ia puth dorën Tërnavës” NULL NULL 10.06.2021 13:52 10.06.2021 13:52 Sylejman Çerkezi, kryetari i Lëvizjes për Drejtësi dhe ish deputet i parlamentit të Kosovës, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që në punën e tij, të thotë “Bismilah”, por të mos ia puth dorën krerëve shpirtëror të vendit, e as kryemyftiut Naim Tërnava, sikur që bëjnë liderët në Serbi. Një këshillë të tillë, Çerkezi e tha në një postim në Facebook, teksa shkroi për lidhjet që kanë akademia, qeveri dhe kisha në Serbi dhe krahasimin e këtyre tri “institucioneve” me “homologet” e tyre në Kosovë. E derisa ka folur për këto të fundit, xhamitë, në aspektin shpirtëror i ka quajtur “kisha”, me pretendimin se “po t’i themi xhami plas debati”. Më poshtë postimi i tij i plotë: Historikisht Serbia është mbështetur në tri shtylla të forta; 1. Akademia, (truri i Serbisë)ku kanë bërë projektet për shtrirje, lufta, kuptim…… 2. Qeveria (trupi) si zbatuese e këtyre projekteve, 3. Kisha (shpirti) si bekim i këtyre dy të parave, andaj edhe presidentët e saj para çdo pune të madhe ia puthin dorën kryesuesit shpirtëror. Natyrshëm këto janë edhe komponentet që përbëjnë njeriun ose shoqëritë, pra; mendje, trup shpirt. Në rastin tonë ku e kemi akademinë dhe cilat janë mendimet e tyre për të ardhmen e këtij populli (?). Ku është “kisha”, aspekti shpirtëror se po ti themi xhami plas debati. Kurse sa i përket qeverive, trupit dhe politikave ditorë jemi të parët. Neve trupi, udhëheq edhe mendjen edhe shpirtin ku do duhej të ishe e kundërta. Albin, bëj ‘Bismilah’ e mos ia puth dorën Naim Tërnavës se ashtu kështu nuk të lejon se ia ndalon feja (në kuptimin figurativ), mbështetju Zotit dhe kërko drejtësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë