Kurti: Dhuna ndaj policëve në veri u shtua pasi iu prish rehatia bandave kriminale NULL NULL 14.07.2023 12:34 14.07.2023 12:34 Kurti new Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në diplomimin e gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës ka folur për zyrtarët policorë që janë lënduar në aksionet në veri të vendit. Ai tha se policia e ka shtuar aktivitetin në veri, ku bëri të ditur se në dy vjet e fundit 25 zyrtarë janë lënduar lehtë, e një vazhdon të jetë në tretman mjekësor. “Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti të shtuar të policisë në atë zonë [veri], ka pasur sulme të njëpasnjëshme ndaj zyrtarëve tanë policorë, ku 25 janë lënduar lehtë, një është plagosur e një ndodhet në tretman mjekësor pas lëndimit që kishte marrë në aksionin e arrestimit të kriminelit famëkeq ‘Llune’”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv. Tutje, Kurti, kadetëve të rinj iu tha se puna e 57 gjeneratave të mëhershme të policisë e policët e rënë në krye të detyrë, lë të jenë udhërrëfyes për ta. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 25/06/2025
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 25/06/2025
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 25/06/2025