Kurti dhe Rama u panë të afërt për Pavarësinë e Shqipërisë, a i pajtoi dikush? (VIDEO) NULL NULL 28.11.2024 15:40 28.11.2024 15:40 Albin Kurti dhe Edi Rama Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologu i tij nga Shqipëria, Edi Rama janë parë të afërt sot në festimet e 28 Nëntorit në Vlorë. A është ky momenti i shkrirjes së akujve mes dy kryeministrave? Apo vetëm paraqitje për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton Klankosova.tv. E në panelin e të ftuarve në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, u tha se kjo paraqitje ishte më shumë në kuadër të ceremonisë së 112-vjetorit të Pavarësisë, ditë kjo që sipas tyre është më e rëndësishmja e kombit shqiptar. Për të dëgjuar më shumë rreth kësaj paraqitje mes dy kryeministrave shqiptarë, klikoni në videon e mëposhtme: