Kurti dhe opozita me replika përmes videove (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 12.10.2022 20:28 nga Qendresa Tershana 12.10.2022 20:28 Nga vetura, kryeministri Albin Kurti u kujdes që si kurrë më parë të paralajmëronte mbajtjen e mbledhjes së 100 të kabinetit. Njëjtë si kryeministri bënë edhe opozitarët, veç Besnik Tahiri i AAK-së i dha një porosi, e Arben Gashi i LDK-së, i drejtoi pyetje. “Nuk ka vend për analizë të të gjeturave, por ka nevojë për prezantim të vendimeve, rezultateve prej të cilave kanë përfituar qytetarët dhe vendi ynë”, tha Tahiri. “A ka ndonjë gjetje nga mbledhja e 100-të e qeverisë? Apo, t’i duhet të punosh ndonjë gjë që të kesh rezultat”, deklaroi Gashi. Këtyre pyetjeve u dha përgjigje kryeministri Albin Kurti, kur tha se me vetëm 1 vit e gjysmë në pushtet, u dëshmua se Kosova tani është në duar të sigurta. “Kosova nuk ka pasur qeverisje më të mirë”, tha kryeministri Kurti.