Kurti bën homazhe të varri i nënës që ia vuri flakën vetes pasi ia kthyen trupat e djemve të vrarë nga Serbia NULL NULL 27.05.2023 20:28 27.05.2023 20:28 Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri dhe vendi i vetëflijimit të nënës Pashke Krasniqi – Markaj. Kurti, bashkë me familjarët e saj përkujtuan nënë Pashke, e cila më 27 maj 2003, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve, Gjovalinit dhe Milanit, të vrarë dhe të zhdukur me forcë nga Serbia. “Gjovalin dhe Milan Markaj ishin mes 374 të vrarëve më 27 prill 1999, në masakrën e kryer nga forcat e Serbisë në fshatrat Mejë dhe Korenicë të Gjakovës dhe ishin të zhdukur deri në vitin 2003. Ata u gjetën në varrezën masive në Batajnicë të Serbisë”. “Më 24 maj 2003 u bë rivarrimi i Gjovalinit dhe Milanit. Tri ditë më pas, pasi e kreu të pamën, nëna Pashke i vuri vetes flaken, për t’i dhënë fund jetës së saj dhe dhimbjes për të bijtë”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë, transmeton Klankosva.tv. Më tej, kreu i qeverisë tha se qëndresa dhe sakrifica e nënës Pashke mbesin të paharruara, teksa shtoi se krimet e Serbisë në Kosovë nuk do të harrohen e as falen. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. Pashkë Krasniqi-Markaj, nëna që dogji veten pasi i varrosi djemtë që iu vranë në Mejë (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.