Kurti bën homazhe në Prekaz: 28 Nëntori, gurthemeli i identitetit kombëtar shqiptar NULL NULL 28.11.2020 09:55 28.11.2020 09:55 Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt. Kurti ishte bashkë me pjesëtarët e tjerë të partisë si dhe me Arbërie Nagavcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga radhët e këtij subjekti. Ai ka thënë se 28 nëntori është data e gurthemelit të identitetit kombëtar shqiptar. “Sot janë tri ngjarje historike, Gjergj Kastrioti “Skënderbeu” në Krujë, Ismail Qemajli në Vlorë dhe Adem Jashari në Kosovë, këto kanë një të përbashkët 28 nëntorin që i bashkoi shqiptarët”. “Jemi këtu në Prekaz, sepse 59 anëtarë në mesin e të cilëve 15 gra dhe 15 fëmijë, u flijuan në një luftë të pabarabartë që sot njihet si Epopeja e UÇK-së, e cila ia dha hovin vendimtar asokohe çlirimit të Kosovës”. “Personalitet të kombit në periudha të ndryshme në beteja politike, ushtarake, në paqe, okupim, në lëvizje legale dhe jo-legale e kanë 28 nëntorin diell të tyre. Kjo do të mbetet kështu përherë për shqiptarët kudo që janë”, ka thënë Kurti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.