Kurti: Asociacioni mund të diskutohet në planin evropian(VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 12.01.2023 20:23 nga Besnik Tahiri 12.01.2023 20:23 Kryeministri Albin Kurti ka qëndruar për vizitë zyrtare në Austri. Aty u prit me ceremoni nga homologu austriak, kancelari Karl Nehammer. Nga Vjena, i pari qeverisë kosovare u deklarua për çështjet më aktuale në skenën politike siç është dialogu me Serbinë, dhe kërkesat në drejtim të Prishtinës zyrtare për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kurti, theksoi se çështja e AKS-së, që në asnjë mënyrë sipas tij s’mund të jetë një etnike dhe do mund të adresohej në kuadër të propozimit të Bashkimit Evropian , për ujdi Kosovë-Serbi. “Tani jemi në një kohë ku flasim e diskutojmë për një ujdi mes Kosovës e Serbisë, për normalizimin e plotë të raporteve. Aty mund të diskutohet edhe tema e Asociacionit. Sidoqoftë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e cila u ka dhënë shumë privilegje pakicës serbe dhe e cila Kushtetutë është përpiluar nga ish-presidenti finlandez Marti Ahtisari që e fitoi Nobelin për paqe ku bënte pjesë edhe Albert Rohan, është e qartë se nuk lejohen Asociacione në baza etnike”, tha Kurti. Kurse kancelari austriak, Karl Nehammer ofroi mbështetjen , për dy vendet ballkanike madje tha se mes tjerash Austria ofrohet po qe nevoja vend I negociatave. “Situata e veçantë mes Serbisë dhe Kosovës, qëndron mbi atë që të dy shtetet duhet të gjejnë udhën që të shkojnë me njëra-tjetrën, e që mbi të gjitha e ardhmja përparuese e paqësore të jetë e mundur. Këtu është e rëndësishme që edhe partnerët ndërkombëtar të lejojnë hapsirë në mënyrë që të dy shtetet mund të vendosin të lira secila për vete se sa larg me negociata mund të shkojnë”, tha Nehammer. Të dy kryeministrat folën për kërkesën në rritje që e ka Kosova, për shtimin e forcave paqëruajtëse në misionin KFOR. Kurti, sërish u deklarua për praninë e shtuar ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën si dhe aleancën Rusinë. “Por mbi të gjitha këtu bëhet fjalë për prani të elementeve ushtarake e paramilitare pro-ruse siç janë “Ujqërit e Natës” dhe ushtarë të grupit “Wagner”. Kjo nuk nisi tani por në shtator të 2021-ës. Atëherë ambasadori rus në Beograd,erdhi në vendkalimin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, për të inspektuar grumbullimin e ushtrisë së Serbisë me avion MIG29 si mbështetje” theksoi I pari I ekzekutivit kosovarë. “Ne e përkrahim thirrjen e Kosovës kur bëhet fjalë që të gjenerojmë më shumë siguri. Jemi gati që të ofrojmë më shumë ushtarë sipas asaj që vendos KFOR-i. Sepse kjo është me rendësi të dihet. Sikur Serbia njëashtu edhe Kosova, përkrahin KFOR-in” shtoi Nehammer. Kancelari i Austrisë , konfirmoi se më 2024 bëhet liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës. Ai, duke i quajtur raportet mes dy vendeve të forta ofroi mbështetjen austriake që republika kosovare të hyjë në organizata ndërkombëtare siç është Këshilli i Evropës.