Kurti akuzon pakicat për bashkëpunim me Serbinë, Balaj: E kishte me Duda Baljen (VIDEO) NULL NULL 07.04.2025 22:05 07.04.2025 22:05 Në “Rubikon me Adriatik Kelmendin”, opinionisti Labinot Balaj tha se kur kryeministri në detyrë, Albin Kurti akuzoi pakicat për bashkëpunim me Serbinë e kishte me Duda Baljen. “Fillimisht për alarmin që e ka nis zoti Kurti përkitazi me sabotimin që po ia bëjnë preponentë e komuniteteve pakicë, po mendoj aluzioni u kanë i qartë, po mendoj dy shënjestra i ka, Listën Serbe që është aksiomë nuk është më instrument i Serbisë është vet Serbia, aluzioni i dytë ka qenë për zonjën Duda Balje. Kushti që ka imponu ajo për me ndërtu marrëdhënie me LVV”, tha Balaj, transmeton Klankosova.tv Ndërkaq, lidhur me motivet e letrës së Kurtit drejtuar Abdixhikut ai tha se kryeministri në detyrë deshi t’i bëj presion estetik Nismës. Derisa, sipas tij “letra ishte djallëzore”. Ndiqeni videon për më shumë: