Kurdët sirianë planifikojnë të shpallin sistem federalist NULL NULL 16.03.2016 14:24 16.03.2016 14:24 Tre territore në veri të Sirisë të kontrolluara nga kurdët, pritet që të deklarojnë sistem federal së shpejti, ka thënë për Al Jazeraa-n një zyrtar jurd, përderisa negociatat për përfundimin e luftës pesë vjeçare vazhdojnë në Gjenevë. Bashkimi i territoreve autonome kurde, në një sistem federal, pa dyshim se do të alarmojë Turqinë fqinje, e cila frikësohet se rritja e ndikimit të kurdëve në Siri do ta nxis seperatizmin në mesin e minoritetit kurd në territorin e saj, përcjellë Klan Kosova. Idris Nassan, zyrtar kurd në Siri, ka deklaruar se tashmë ka kohë që përgatitjet për krijimin e një sistemi federalist janë duke u zhvilluar dhe se lajmërimi për këtë do të bëhet së shpejti . *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme “Lufta është bërë më e ashpër”, shqiptarja që jeton në Izrael tregon si po e përjetojnë situatën atje (VIDEO) 17 minuta më parë