Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur Vetëvendosje rrotullonte kamionët me blloka nga Serbia (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2021 13:01

Në tetor të vitit 2011 Lëvizja Vetëvendosje kundërshtonte ashpër importimin e mallrave serbe derisa edhe kishin rrëzuar ca kamionë që kanë hyrë nga Serbia.

Këto pamje u rikthyen sërish në vëmendje këto ditë për të kritikuar Qeverinë Kurti që këto ditë e hoqi një vendim të vendosur në vitin 2016 që mbronte prodhuesit vendorë nga importimi i bllokave nga Serbia, njofton Klan Kosova.

Por, në arsyetimin që dha ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se vendimi i marrë më datë 07.07.2016 nuk e specifikonte afatin prej 5 vitesh ashtu siç parashihet me ligj, prandaj edhe e ka shfuqizuar.

“Sipas nenit 46, paragrafi 2, “Çdo detyrim përfundimtar antidamping apo kundërbalancues duhet të skadojë pas një maksimumi prej 5 vitesh nga vendosja e tij” si dhe nenit 47 paragrafit 7 “Masat e vendosura në bazë të kësaj procedure të skadimit mund të zgjasin deri në 5 vjet.” Prandaj duke marrë parasysh këto, kemi shfuqizuar vendimin sepse më datë 07.07.2021 sipas afateve ligjore janë bërë 5 vite të zbatimit të kësaj mase”, ka shkruar Hajdari.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.