Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur Nënë Tereza ishte protagoniste e stripit të Marvelit

NULL NULL
10.12.2021 11:21

Marvel Comics përpos që është gjigant i prodhimit të stripave, tashmë është bërë edhe gjigant i kinematografisë.

Por njëherë e një kohë, përpos superheronjve që kanë dalë nga vetë kjo shtëpi, ata e kishin bërë edhe një strip që për protagoniste kishte bëmirësen me prejardhje shqiptare, Nënë Tereza.

Një rikujtim të tillë e ka sjellë kryetari i Shoqatës së Miqësise Kosovare-Japoneze, Micky Haxhiislami, në Facebook, ku edhe e ka ndarë linkun nga ku mund të lexohet stripi.

“Anjezë Gonxhe Bojaxhiu alias Nënë Tereza (Shën Tereza e Kalkutës) në Librin Komik të Marvel, botuar më 1 janar 1984”, ka shkruar Haxhiislami.

 

lajme të ngjashme