Kur fëmijët ju shohin të nevrikosur NULL NULL 19/05/2015 19/05/2015 Fëmijët e vegjël mendohet se shpesh nuk e kuptojnë se ç’ndodhë rreth tyre, por mesa duket ata janë çuditërisht të mprehtë në vëzhgimin e sjelljes së të rriturve. Një studim ekspertësh jep të dhëna mbi kapacitetin e fëmijëve të vegjël. Studimi sugjeron se fëmijët të paktën 15 muajsh arrijnë të kuptojnë nëse një i rritur është me nerva, dhe e rregullojnë sjelljen e tyre në mënyrë që të mos e mërzisin personin. Studiuesit e kanë quajtur këtë si provën e parë që fëmijët e vegjël përdorin të dhëna të ndryshme për të kuptuar gjendjen e personave rreth tyre. Fëmijët monitorojnë çfarë ju bëni, e më pas mendojnë, planifikojnë dhe rregullojnë sjelljen e tyre në varësi të situatës, gjëja më interesante është se ata e bëjnë gjithë këtë pa ndihmën e gjuhës së folur. Ky eksperiment është bërë me rreth 140 fëmijë të tjerë, djem dhe vajza të kësaj moshe.