Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur Elvana Gjata ishte pjesë e “Ethet e së premtes” (VIDEO)

NULL NULL
30.08.2016 09:30

Elvana Gjata është një nga këngëtaret e skenës shqiptare që pëlqehet më së shumti.

Ajo arrin që të mbushë gjithë sallën kudo që është, numëron numër të madh të fansave derisa pothuajse çdo këngë e saj shndërrohet në një nga këngët më të dëgjuara.

Madje, lirisht mund të thuhet se Elvana është në kulmin e karrierës së saj muzikore dhe është duke e shijuar këtë, njofton Klan Kosova.

Por a e dini se këngëtarja dikur ishte pjesë e spektaklit për zbulimin e talenteve “Ethet e së premtes mbrëma”?

Është vetë këngëtarja që ka postuar një video në llogarinë e saj në Facebook duke kujtuar këtë moment të konkurrimit derisa ajo shihet se është shumë e re në moshë dhe është duke kënduar këngën e Mariza Ikonomit.

Më poshtë shiheni videon:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.