Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kur arrijnë policia dhe emergjenca në parkingun e hotelit ku ra argjentinasja? (VIDEO)

NULL NULL
27.08.2025 22:38

Në ora 2:01 të natës, Policia e Kosovës arriti në parkingun e Hotel Sonoma ku ra Maria Clara Urdangaray.

Dy zyrtarë policorë afrohen pranë saj, ndërsa Endriti Nika qëndronte pranë kokës së viktimës.

Dy minuta më vonë, një ekip mjekësor nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare e Bresjes filloi të merret me Maria Claran.

Endriti i shpjegonte policisë dhe ekipit se ajo kishte rënë nga dritarja e katit të gjashtë.

Në 2:06, viktima u transportua për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa Endriti u shoqërua nga policia, raporton emisioni MAT në Klan Kosova.

Recepcionistja dhe organet e rendit lokalizuan vendin e ngjarjes dhe vendosën shirita sigurie. Sipas organeve të rendit, Endriti deklaroi verbalisht se kishte pasur një mosmarrëveshje me Maria Claran dhe se ajo e kishte qortuar pasi ishte nën ndikim të alkoolit.

Ai nuk ka dhënë deklaratë me shkrim dhe rezultoi me 0.5 promilë alkool në gjak gjatë mbajtjes për 48 orë. /Klankosova.tv

Ndiqeni videon më poshtë:

lajme të ngjashme