Kuqezinjtë pozojnë për fotot zyrtare të Euro 2016 NULL NULL 01.06.2016 21:48 01.06.2016 21:48 Një eveniment prestigjoz si europiani i futbollit ndoshta është risi për një skuadër si Kombëtarja Shqiptare, por djemtë kuqezi nuk e humbasin kontaktin me realitetin dhe detyrimet që rrjedhin si pasojë e përfshirjes në kampionatin e më të mirëve të kontinentit. E tillë është edhe ndalesa e detyrueshme përpara objektivit të aparatit fotografik për fotot zyrtare me me kostume dhe uniformat e Shqipërisë në Euro 2016. Në qëndrën stërvitore të Austrisë, 23 të besuarit e De Biasit dhe stafi drejtues pozuan për fotot që do të jenë inazhi zyrtar i Shqipërisë në Francë, shkruan SuperSport.al Lojtarët u vendosën të gjithë në radhë për të stampuar imazhin e tyre në posterat që do të jenë edhe imazhi zyrtar i Shqipërisë. Zyra e Shtypit të Federatës Shqiptare të Futbollit bën me dije se procedura deri në publikimin e posterave do të zgjasë disa ditë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.