Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave NULL NULL 13.08.2019 10:14 13.08.2019 10:14 Eksperti i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në Shtetet e Bashkuara, Charles Kupchan, beson se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinën e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se shkëmbimin e territoreve do ta përkrahte për arsye pragmatike. “Unë besoj se çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave, sidomos nëse do të ofronte një mundësi për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, edhe pse në një mënyrë do të përbënte problem për rajonin, pasi do të rikrijoheshin mundësi për vija kufitare në baza etnike, por të paktën është një mundësi për të tejkaluar këtë situatë bllokuese”, ka thënë Kupchan për Radio Evropa e Lirë. “Kjo do të kërkonte më pas mbështetjen e popullsisë në Kosovë dhe Serbi, tani shihet se nuk ka disponim për një gjë të tillë, sidomos në anën e Kosovës”. “Mirëpo mendoj se evropianët dhe Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të tentojnë të shtyjnë përpara Prishtinën dhe Beogradin që të vazhdojnë bisedimet, sepse duhet të ketë normalizim dhe Kosova, që është de fakto e pavarur, duhet të bëhet de jure e pavarur për të pasur paqe afatgjatë në Ballkan”. Intervistën e plotë e gjeni në REL. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku për zgjedhjen e dy nënkryetarëve të PDK-së: Zonja për të cilat ka nevojë Kosova 3 orë më parë
Kosova Suspendohet zyrtari policor, dyshohet se kontrabandoi mallra në vlerë mbi 4 mijë euro 3 orë më parë