Kupa e Shqipërisë, Flamurtari “torturon” Devollin, e mposht 15 me 1 NULL NULL 16.10.2024 16:51 16.10.2024 16:51 Kupa e Shqipërisë solli një rezultat të rrallë në futboll. Flamurtari i Vlorës ka deklasuar ekipin e Devollit, duke e mposhtur me rezultat 15-1, në duelin e vlefshëm për fazën 1/32 të këtij kompeticioni. Vlonjatët bëjnë gara në Kategorinë e Parë, që është gara e më e fortë pas Superiores, kurse Devolli është një rang më poshtë (Kategoria e Dytë), raporton Klankosova.tv. 32 vjeçari, Vasil Shkurtaj, realizoi 5 gola në këtë ballafaqim, kurse mysafirët të vetmin realizim e arritën nga penalltia. Edhe Kukësi fitoi thellë ndaj Albanet, duke e mbyllur takimin me rezultat 6-0, kurse Vora e mundi Gramshin 6-1.