Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) NULL NULL 04.07.2025 20:30 04.07.2025 20:30 Një vendim e mori, por zgjidhje nuk solli. Duke qenë se aktgjykimi i Kushtetueses që u nxor për kërkesën e AAK-së nuk e zhbllokoi Kuvendin, të parës iu trash kutia e kërkesave e ankesave. Kjo falë një lënde të re, kësaj radhe nga LDK-ja, parti kjo që po pretendon se Vetëvendosje nuk po i ndalë shkeljet as pas vendimit të 26 qershorit. Në subjektin e tretë presin që aktgjykimi për lëndën e tyre të konstatojë qartë në dispozitiv se kryesuesi, Avni Dehari, po bënë shkelje. Madje, LDK po kërkon që të mos mbetet vetëm me kaq. Në dokumentin që u dorëzua të premten të Gjykatën Kushtetuese nuk kërkohet masë e përkohshme, ndërsa u tha se deputetët e LDK-së do marrin pjesë në seanca, ani se me një plan. Lënda e LDK-së është e treta nga partitë politike që dërgohen në Kushtetuese, prejse Kuvendi u stopua në një ngërç të thellë. PDK e dorëzoi të enjten shkresën e saj, ndërsa edhe vetëvendosje ka bërë të ditur se ka në plan ta bëjë një veprim të tillë. Me gjasë, lëndët e PDK, LDK dhe VV nuk do të marrin përfundimin siç presin këto subjekte. Një nga kërkesat e partive që dërguan lëndë në kushtetuese, është edhe qartësimi se çfarë parashihet të ndodhë pas 30 ditëve të përcaktuara në aktgjykimin e 26 qershorit. Ky afat ishte dhënë si koha e fundit kur duhet të konstituohet Kuvendi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Bllokada në Kuvend, Kryeziu: Më 15-16 korrik krijohet ekipi amerikan i cili do trajtojë çështjen e Kosovës 04/07/2025