Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kundërshtimi i Brukselit, BE, “e pakënaqur” që u hoq dinari (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 19.01.2024 20:37

BE-ja e madhe e ka nën llupë BQK-në e vogël.

Një vendim që e morën këta të fundit, për ndalimin e dinarit serb në Kosovë, me shumë gjasë u bë pa koordinim me europianët. Për këtë shkak në Bruksel ka shumë pikëpyetje.

“Ne jemi ende duke e analizuar dhe duke kërkuar sqarime për këtë vendim, arsyet, motivet dhe implikimet që ai mund t’i ketë, por në përgjithësi Kosova dhe Serbia duhet që të shmangin veprimet e pakoordinuara që nuk shkojnë në frymën e normalizimit të raporteve dhe që mund të kenë ndikim negativ në stabilitetin në terren”, ka thwnw Peter Stano, zëdhënës i BE-sw.

Kjo temë edhe mund të shtrohet në tavolinën e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit, kurdo që mbahet një takim.

“Ne i nxisim të dyja palët dhe iu bëjmë thirrje që të adresojnë këto tema në kornizën e dialogut të lehtësuar nga BE”.

Një ditë më parë Banka Qendrore e Kosovës mori vendim që nga 1 shkurti serbët e Kosovës nuk do të mund të përdorin dinarin, monedhën zyrtare të shtetit serb.

Deri më tani, ky komunitet përdorte këtë valutë edhe në objektet tregtare, teksa edhe çmimet në komunat me shumicë serbe janë në dinarë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.