Kundërshtarët e Bajernit dhe Dortmundit në tri xhirot e fundit NULL NULL nga Emanuell Syla 07.05.2023 22:01 nga Emanuell Syla 07.05.2023 22:01 Borussia Dortmund ditë më parë lëshoi mundësinë për të qenë lider në Bundesliga, ndërsa të dielën fitoi me rezultat të lartë 6 me 0 kundër Wolfsburgut. Nga dy gola i shënuan Adeyemi dhe Bellingham, kurse nga një e shtuan Haller dhe Malen. Shtatë gola kishte rast t’i shënonte ekipi vendës na javën e 31-të në kampionatin elitar gjerman, porse Ballingham humbi penalltinë. Pas 31 ndeshjeve, Bajerni udhëheq tabelën me 65 pikë, një më pak ka Dortmundi. Deri në fund, kanë mbetur vetëm edhe tri xhiro, Bajerni do të përballet me Schalke, Leipzig dhe Koln, kurse Borussia Dortmund me Borussia Monchengladbach, Augsburg dhe Mainz.