Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kundërmimi i Graçankës: Qytetarët ankohen, komuna s’ka fonde (VIDEO)

NULL NULL
21.06.2026 20:23

Një zonë që dikur ishte e pasur me gjallëri ujore sot është shndërruar në deponi mbeturinash. Lumi Graçanka, që rrjedh nga Graçanica dhe kalon përmes Miradisë së Epërme në Fushë Kosovë, prej më shumë se dhjetë vitesh është në gjendje të rënduar mjedisore, duke shkaktuar shqetësim te banorët.

Ata thonë se situata është bërë e padurueshme, sidomos për shkak të erës së rëndë që përhapet gjatë ditës.

Nga Komuna e Fushë Kosovës thonë se janë në dijeni të problemit, por se aktualisht nuk ka mundësi financiare për zgjidhje të plotë. Ndërkohë, Ministria e Mjedisit ka bërë të ditur se është e njoftuar me gjendjen dhe po punon për adresimin e problemit, por procesi sipas tyre është kompleks dhe kërkon kohë.

Ndiqni detajet përmes kronikës së mëposhtme:

lajme të ngjashme