Kumbulla mjaft e dobishme NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Kumbulla është mjaft e dobishme për gratë shtatëzëna për shkak të përbërjes së saj me vitamina, minerale, magnezium dhe fosfor.Ajo është një lloj fruti që njihet për përmbajtjen e ulët kalorike dhe efektet freskuese. Veçanërisht ky frut i konsumuar me bollëk gjatë muajve të verës është i pazëvendësueshem sepse ka pak kalori dhe ndihmon në dobësim.Ajo ndihmon personat që vuajnë nga kapsllëku dhe ekuilibron sistemin tretës dhe gjithashtu ndihmon në ekuilibrimin e sistemit të qarkullimit të gjakut. Kur njerëzit kanë nevojë për të marrë sheqer është i mjaftueshëm konsumimi i një tasi me kumbulla dhe luleshtrydhe. / klankosova.tv