Kumbulla i jep fitoren Romës, Hysaj e nis me humbje NULL NULL 23.10.2020 00:22 23.10.2020 00:22 Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i jep tre pikët e para në Europa League Romës. Ekipi verdhekuq ishte duke u mundur nga Young Boys me rezultatin 0-1 (nsmae ’14), rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Por me nisjen e 45 minutave të dyta, Roma rriti sulmet në portën kundërshtare duke gjetur fillimisht golin e barazimit me anë të Peres në minutën e 69 dhe golin e fitores me shqiptarin në të 74-ën. Kumbulla u tregua i saktë në një goditje me kokë brenda zonës kundërshtare. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e Arsenal, ajo e Bayer Leverkusen dhe humbja në shtëpi e Napolit të Elseid Hysajt 0-1 nga AZ Alkmaar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill 3 minuta më parë