Kulla Eiffel, shfaqje me drita për Javën e Modës në Paris (Video) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kulla Eiffel, shfaqje me drita për Javën e Modës në Paris (Video)

NULL NULL
03/10/2015

Kulla Eiffel, e mbuluar me drita, dha një shfaqje të veçantë për javën e modës në Paris.

Slogani “Moda e do Parisin” ishte projektuar me drita në monumentin e famshëm të kryeqytetit francez. Efektet speciale të dritave që kanë veshur kullën, çdo natë do të dhurojnë spektakël gjatë gjithë javës së modës, ku po prezantohen koleksionet pranverë-verë 2016.

Kryeqyteti francez, që njihet ndryshe si shtëpia më e madhe e modës për stilistët më të famshëm, është mbuluar me mbi 1400 postera që lexojnë “Fashion loves Paris”.

Autoritet franceze bëjnë një punë shumë të madhë për promovimin e eventit të modës.

“Sot është një ditë e veçantë. Jam shumë i lumtur që kulla Eiffel duket si një zonjë e mrekullueshme. Ky është simboli i Parisit, dhe nëpërmjet tij ne duam të përcjellim mesazhin se Parisi i mbështetë stilistët. Parisi mbështet modën, këtë sektor që i bën njerëzit të ëndërrojnë dhe të japin maksimumin në atë që bëjnë. Parisi është kryeqyteti i modës.” –  tha kryebashkiakja Anne Hidalgo.

“Ne kemi një avantazh, që të tjerët nuk e kanë. Në organizojmë workshope mode, workshope që ndihmojnë njerëz në këtë profesion krijues. Këtë dëshiron ta bëjë sot edhe Nju Jorku, duke ndjekur modelin tonë.” tha Hidalgo.

Mbi 60.000 njerëz punojnë në fushën e modës në Paris, një industri që gjeneron të ardhura të mëdha për kryeqytetin francez.

Stilisti Christian Lacroix tha se Parisi nuk do të rreshtë kurrë së frymëzuari adhuruesit e modës në të gjithë botën.

“Parisi është qendra dhe epiqendra e botës së modës, ku stilistët nga çdo vend që të vijnë, do të ndjehen të frymëzuar për krijimet e tyre. Është një anglez i cili krijoi një koleksion të madh këtu në Paris. Ai është vertet nga Londra, por frymëzimin e gjeti në Paris. Ndikimi i Parisit në fushën e modës i kalon të gjithë kufijtë”.