Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Kuku, ka mujtë me më ndodhë më e keqja – barnave iu kishte skadu afati që 4 muaj” (VIDEO)

NULL NULL
26.06.2025 19:44

Nazmi Berisha, 65-vjeçari nga Prugovci i Prishtinës, i shpëtoi mrekullisht një tragjedie të mundshme komunikacioni derisa po kthehej nga Holanda në Kosovë.

Ai humbi vetëdijen derisa po voziste në mes të rrugës, në Zagreb të Kroacisë, por vetura e tij “smart” ia shpëtoi jetën.

Megjithatë, gëzimi nuk i zgjati shumë Nazmiut.

Gjatë trajtimit shëndetësor në Kosovë, ai u përball me një situatë shqetësuese. Ampulat, të cilat ia përshkroi mjeku e të cilat i bleu në barnatoren T-Pharm, rezultuan të skaduara, raporton Kiks Kosova.

Ampulave “Nimedine”, të cilat ai i ble të premten e 20 qershorit, afati u kishte skaduar që në muajin prill të këtij viti.

Për fatin e mirë të tij, se ilaçet janë pa afat qëndrueshmërie, e vuri re infermierja e Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Besi të Prishtinës, e cila nuk pranoi që t’i administrojë ato ampula.

E 65-vjeçarit që ishte kthyer i shqetësuar, nga barnatorja T-Pharm nuk i dhanë asnjë arsyetim.

Kjo është hera e parë që prishtinasi ishte përballur me një situatë të tillë, por, sipas tij, ai nuk ishte pacienti i parë që shkoi në këtë shtëpi shëndeti, me barna të skaduara.

Mendimi që mund t’i kishte ndodhur më e keqja, shqetësoi jo vetëm 65-vjeçarin por çdo anëtar të familjes së tij të ngushtë e të gjerë që erdhën për vizitë tek ai.

Kjo edhe u bë shkas që ai t’i drejtohet Kiks Kosovës, me qëllimin e vetëm që barnatorja e cila ia shiti barnat pa afat të marrë përgjegjësi për këtë rast.

Ankesën e tij, 65-vjeçari thotë se do ta dërgojë edhe në Inspektoratin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.