“Kuku doktor, ma paske mytë djalin…”/ Familja akuzon kirurgun Bujar Vrella për vdekjen e 31-vjeçarit (VIDEO) NULL NULL nga Florentina Hoti 19.06.2025 19:16 nga Florentina Hoti 19.06.2025 19:16 Një gabim mjekësor që i kushtoi shumë një familjeje të tërë… Nëntorin e vitit të kaluar, KIKS Kosova raportoi për një 31-vjeçar i cili kishte shkuar në Spitalin e Pejës për një operim të thjeshtë. Në mes operacionit, kirurgu kishte lajmëruar familjen se Adnani kishte tumor andaj do duhej të intervenonte me patjetër. Operacioni u krye e gjendja e Adnanit sa po shkonte e po bëhej më e rëndë. Temperaturë, të vjella e shumë probleme të tjera po e karakterizonin gjendjen e tij i cili assesi nuk po bënte më mirë. Gjendja e Adnanit nuk po e shqetësonte aspak kirurgun që kishte kryer operacionin. Sipas familjarëve, vendosja e qeses për mbetjet fiziologjike nuk ishte vendosur siç duhet. Si pasojë e këtij gabimi, Adnanit i ishte helmuar gjaku dhe analizat e diagnostikuan me sepsë. Me të kuptuar gjendjen aspak të mirë të Adnanit, kirurgu Bujar Vrella kishte udhëzuar familjen Muleci që të birin e tyre të e nisnin për në QKUK. Dëshmitarë të gjendjes së rënduar të tij u bënë edhe mjekët në QKUK. Brenda vetëm 5 dite nga operacioni i kirurgut Vrella, Adnani 31-vjeçar humb jetën në shtratin e Klinikës Intensive në QKUK. Mulecët e Pejës janë të bindur se vdekja e djalit të vetëm të familjes, erdhi si pasojë e gabimit mjekësor të kirurgut Vrella dhe neglizhencës së mëtejme. Pjesë të hulumtimit, KIKS Kosova pati edhe përballjen me vetë Bujar Vrellën. Ky i fundit nuk pranoi assesi që të jepte intervistë për televizionin. Duke u larguar me nxitim teksa po ndiqej nga ekipi i KIKS Kosovës, Vrella thotë se nuk ndien pikë përgjegjësie pasi Adnani vdiq në QKUK. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.