Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kukaj shpreson që do të organizohen më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta

NULL NULL
03.12.2021 18:38

Faruk Kukaj, person me nevoja të veçanta në “Info Magazinë” në Klan Kosova, tha se shpreson që do të organizohen më shumë aktivitete për personat me nevoja të veçanta.

“Besojmë se duhet të shkojmë përpara, pasi që edhe institucionet e kanë shpallur vendimin për vitin 2022 që të jetë vit i personave me aftësi të kufizuara, ku do të veprohet dhe do të zhvillohen shumë aktivitete gjatë vitit 2022”, u shpreh Kukaj.

Ai tha se e rëndësishme është që të merret një nismë e mbarë, përcjell Klankosova.tv.

“Janë premtuar shumë aktivitete, si mirëqenia në shëndetësi, punësim, edukim, arsim, kulturë e sport, në të gjitha sferat shoqërore”. E rëndësishme është që të merret një nismë e mbarë, e pastaj vit pas viti dhe të mos përfundojë vetëm me vitin 2022, por të jetë si standard i zhvillimit të vendin tonë”, u shpreh ai.

Tutje, Kukaj tha se shpreson që këto aktivitete të realizohen sa më shpejt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.