Kuka propozon një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos NULL NULL 10.05.2020 12:58 10.05.2020 12:58 Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, e ka propozuar një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos. Ai e ka propozuar këtë model me shpresë që MKRS dhe KOK do punojnë më me ngulm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe IKSHP-në për fillimin e stërvitjeve nëpër klube më së largu më 18 Maj, njofton Klan Kosova. Më poshtë mund ta gjeni modelin e propozuar nga Kuka: Faza e parë 18 Maj – 01 Qershor – Stërvitje në ajër të pastër – Të respektohet distanca 2 m – Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trajner – Grupi të jetë me njerëz të njëjtë çdo stërvitje – Përshëndetjet me përkulje ( si në foto ) – Përmbajtja e stërvitjes (Fizike,fleksibilitet, koordinim duar e këmbë për xhudo ) Faza e dytë 01 Qershor deri në vendim tjetër – Stërvitje në sallë – Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trajner (Mundësisht grupet e njejta nga faza e parë ) – Stërvitjet e xhudos me vetëm një partner – Pa ndërrim të partnerit gjatë stërvitjes – Partnerët ku ka mundësi të bëhen nga garues që jetojnë bashkë (Vëlla më vëlla,motër me motër etj ) – Rekomandohen stërvitje teknike – Rekomandohen stërvitje për breza klankosova.tv