Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kuka: Keni qenë gjithmonë me ne, erdhëm ekskluzivisht në Klan Kosova pas Tokios (VIDEO)

NULL NULL
08.08.2021 22:35

Kryemjeshtri i xhudos, Driton Toni Kuka dhe dy xhudistet e arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë dhënë intervistën e parë ekskluzive për Klan Kosova pas kthimit nga Lojërat Olimpike në Tokio.

Kuka dha arsye të fortë se pse kanë zgjedhur pikërisht telvizionin Klan Kosova që të japin intervistat ekskluzive pas kthimit në vend, njofton Klankosova.tv.

“Ekipi juaj jeni “all in” në xhudo për shkak të përcjelljes të kësaj qarkoreje që transmetohet tek ju”.

“Faleminderit juve sepse jeni njerëz që në xhudo jeni të kyçur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po flasim me juve sikur me njerëz që e njohin xhudon dhe për këtë u jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues sepse gjithmonë e kam pasur një ndjesi jo të mirë kur bisedojë me gazetarë që nuk e njohin xhudon”.

“Meqë ju e njihni mirë xhudon kjo ka qenë arsyeja që ne kemi ardhur enkas tek ju në Klan Kosova sepse ne kemi pasur edhe bashkëpunime me televizione tjera dhe intervista por në studio nuk kemi shkuar për shkak të kohës dhe pamundësisë e këtu [në Klan Kosova] s’kam pasur guxim të them jo për arsye se e keni një meritë të jashtëzakonshme për pozicionin e xhudos karshi vendit tonë dhe sportit tonë tek njerëzit”, tha Kuka.

Kuka mes tjerash tha se me dëshirë do e pranonte gazetarin Emanuell Syla në ekipin e xhudos.

lajme të ngjashme