Kuka e uron Norën për postin e ri në IJF NULL NULL 20.06.2025 16:42 20.06.2025 16:42 Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka reaguar pasi kampionia olimpike, Nora Gjakova, është zgjedhur zyrtarisht anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Kuka tha se suksesi në gara ishte i shkëlqyeshëm për Federatën e Xhudos së Kosovës, teksa e uroi Norën për postin e ri në IJF. “Suksesi në gara ishte e shkëlqyeshëm për federatën tonë,e në anën tjetër IJF zgjedh Kampionen tonë Olimpike pjesë e IJF Athlete Commission në nivel të federatës Botërore”. “Urime Norës për postin e ri në IJF! Kosova gjithandej me suksese e prezantim dinjitoz”, shkroi Kuka, transmeton Klankosova.tv. Nora Gjakova bëhet anëtare e Komisionit të Sportistëve të IJF-së *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 2 minuta më parë