Kujtohen policët e rënë në detyrë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 26.07.2022 21:51 nga Qendresa Tershana 26.07.2022 21:51 Për të nderuar veprën e 21 policëve që ranë në detyrë, të martën kolegët e tyre parakaluan qendrës së kryeqytetit. Në këtë ceremoni të pranishëm ishin udhëheqësit shtetëror e përfaqësuesit diplomatik. Kryeparlamentari Glauk Konjufca vlerësoi lart kontributin e policëve të rënë në detyrë, derisa shtoi që për ta duhet punuar ende. Ndërsa ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, veç lavdeve që thuri për policinë, i hyri në fushë pak edhe Albulena Haxhiut të drejtësisë. Ky u kërkoi organeve të drejtësisë të marrin seriozisht veprimet e policisë. Derisa, drejtori i policisë Samedin Mehmeti, familjarëve të të vdekurve u tha se duhet të ndihen krenar. Për të shënuar ditën memoriale për zyrtarët policorë të u vendosen edhe kurora lulesh tek lapidari që mban emrin e tyre.