Kujtohen 31 martirët e vrarë në Lluzhan të Podujevës (VIDEO) NULL NULL 01.05.2026 12:26 01.05.2026 12:26 1 maji shënon përvjetorin e vdekjes së 31 martirëve të vrarë mbi urën në Lluzhan të komunës së Podujevës në vitin 1999. Gazetarja Arbreshë Uka ka raportuar nga vendi ku ka ndodhur ngjarja tragjike ku forcat ajrore të NATO-s kishin sulmuar urën për ta pamundësuar qarkullimin e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, ku fatkeqësisht është goditur edhe një autobus i mbushur me civilë. “27 vjet me parë, pikërisht në këtë urë të Lluzhanit që të çon në drejtim të Prishtinës, forcat ajrore të NATO-s, që kishin cak shkatërrimin e pikave kyçe të infrastrukturës për të pamundësuar lëvizjen e qarkullimin e ushtrisë serbe në atë kohë, kishin goditur urën, por në ato momente kishte kaluar një autobus i cili ishte i mbushur me shumicën shqiptare, por që kishte edhe paramilitarë serbë”, u shpreh gazetarja Uka. Për gazetaren Uka kanë folur edhe të mbijetuarit, të cilët kanë përshkruar momentet e rënda. Ata dyshojnë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga Serbia sepse, sipas tyre, ata kishin mbetur të bllokuar për orë të tëra në stacionin e pritjes së autobusëve në Podujevë. “Pasi autobusi kishte zbritur policë dhe ushtarë serbë, atë e kishin mbushur me civilë shqiptarë për t’u nisur në drejtim të Prishtinës, dhe thonë se ata mbase e kanë parashikuar se një sulm i tillë do të ndodhte. Madje, një i mbijetuar e kujton mjaft mirë se si ura ishte shembur, autobusi ishte ndarë përgjysmë, dhe ai kishte arritur të mbijetonte dhe të dërgohej në QKUK për trajtim”, tha Arbreshë Uka. Ndiqeni deklarimin e saj të plotë: