Kujtim Gashi priti në takim lamtumirës Ambasadorin Ruairi O’Connell NULL NULL 19.08.2019 17:10 19.08.2019 17:10 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar Ruairi O’Connell, të cilin e falënderoi për përkrahjen dhe bashkëpunimin me MKRS-në. Gashi fillimisht e ka falënderuar Ambasadorin O’Connell për kontributin e tij dhënë për vendin tonë dhe përmes tij popullin britanik për ndihmën dhe mbështetjen e shtetit të tij për Republikën e Kosovës në përgjithësi, veçanërisht në fushat që mbulon MKRS-ja, sidomos në Trashëgiminë Kulturore. Gjatë këtij takimi, Gashi, ka folur për bashkëpunimin e deritanishëm mes MKRS-së dhe ambasadës në aktivitet e projekte të shumta të përbashkëta, dhe me këtë rast ministri i shprehu mirënjohje të përzemërt Ambasadorit O’Connell. Nga ana e tij, Ambasadori O’Connell theksoi rëndësinë e trashëgimisë kulturore si dhe vazhdimin e bashkëpunimit me MKRS-në në këtë fushë. Ministri e uroi Ambasadorin O’Connell për karrierën e tij në të ardhmen duke i dëshiruar suksese në punë e në jetën e tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë