Kujt do t’i takojë pasuria e Aaron Carter? NULL NULL 14.11.2022 08:45 14.11.2022 08:45 Sipas një raporti, Aaron Carter nuk la pas një testament. Artisti vdiq në moshën 34-vjeçare në fillim të këtij muaji dhe la pas një djalë njëvjeçar të quajtur Prince. Megjithatë, po lindin pyetje se çfarë do të ndodhë me financat e yllit dhe kush do ta trashëgojë pasurinë e tij. Burime familjare i thanë TMZ-së se ai nuk kishte përgatitur ende një testament në kohën e vdekjes së tij. Megjithatë, media vuri në dukje se Prince ka të ngjarë të bëhet përfituesi i pasurisë së Aaron, transmeton Klankosova.tv.