Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kujdes me shëndetin oral, rrezikoheni nga kanceri i gjirit

NULL NULL
11.12.2017 08:29

Sëmundja e mishit të gojës rrit rrezikun e kancerit të gjirit deri në tre herë, thonë gjetjet e reja të një hulumtimi të fundit.

Kjo mendohet të jetë për shkak të baktereve që shkakton inflamacion në gojë duke hyrë në qarkullim përmes mishrave dhe duke hyrë në indin e gjirit, të cilat mund të rezultojnë me kancer, njofton Klan Kosova.

Duke folur për gjetjet e studimit, Dr Nigel Carter, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Shëndetit Oral, tha se është interesante se ky hulumtim tregon se ka dëshmi për të mbështetur teorinë se sëmundja e mishit të dhëmbëve mund të ketë një ndikim shumë më të madh në shëndetin e gjithë trupit tone.

Kjo sëmundje, e njohur si parodontiti, mund të ndikojë në kocka, në nofullat e njerëzve dhe të shkaktojë që dhëmbët të bien apo të dalin në forma jo normale.

Hulumtimet e mëparshme zbulojnë se deri në 54 përqind e të rriturve në Mbretërinë e Bashkuar kanë sëmundje të llojit të tillë deri në një farë mase, njofton Klan Kosova.

lajme të ngjashme