Kufoma e Marigona Osmanit si në filma horror (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Bellagoshi 24.08.2021 20:46 nga Qendresa Bellagoshi 24.08.2021 20:46 Familjarët e viktimës 18-vjeçare, Marigona Osmani, janë deklaruar se kanë gjetur shenja të rënda dhune në trupin e saj. Axha, Remzi Osmani, tha se kufoma kishte shenja në fytyrë, dukej e rrahur e dhunuar dhe me shenja edhe në gjunjë. Familja kërkon dënim maksimal për Dardan Krivaqën, me të cilin viktima kishte bashkëjetuar për rreth dy muaj, dhe se besojnë në drejtësinë e institucioneve, por se nëse këto nuk funksionojnë, çështja mund të zgjidhet me kanun. Javë më parë, sipas Osmanit, tek viktima kishin vërejtur probleme siç është stresi e ndryshimet fizike, mirëpo ajo nuk kishte pranuar se ishte në ndonjë hall. Megjithëse vëllai i Dardan Krivaqës, Kastrioti, ka postuar një status në Facebook ku distancohet nga veprimet e tij dhe kërkon që vëllai t’i dënohet, në familjen Osmani thanë se nuk ka shkuar e as kontaktuar askush nga ta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025