Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kufizimet nga KQZ-ja: Partitë mund të shpenzojnë deri 2 euro për votues (VIDEO)

NULL NULL
13.06.2025 20:24

Kutive të votimit, qytetarët për zgjedhjet komunale i drejtohen pas katër muajsh.

E në lidhje me këto, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e bëri një hap të premten.

Miratoi buxhetin për dy raunde, për kryetar por edhe kuvende komunale.

Ai u aprovua në vlerë të 16 milionë e 126 mijë euro.

Kësaj shume thanë se duhet t’ia shtoj edhe 6 milionë të tjera qeveria qendrore.

Sipas KQZ, 7 milionë euro planifikohen për komisionerët dhe stafin tjetër.

Përveç organizimit, në takim u diskutua edhe për shpenzimet e fushatave zgjedhore nga partitë politike, shifër që disa anëtarë e kundërshtuan.

Pas këtyre kundërshtimeve shifra u rrit dhe kufizimet e shpenzimeve u miratuan.

Nga të dhënat preliminare, numri i përgjithshëm i atyre që mund të votojnë në këto zgjedhje lokale është 2 milionë e 71 mijë e 544 qytetarë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.